Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet

Policia e Vlorës, ka vënë ka arrestuar një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32-vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me thikë dy shtetas.

Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39-vjeç dhe K. K., 32-vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.

Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.


Shtuar 3.08.2025 12:28