Sherri me zyrtarin në Dibër, zbardhet deklarimi i Xhelal Mziut në polici: Nuk e godita unë por nipi, e bëri për…

Mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren në Bulqizë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

Nuk e godita unë por nipi, ai e bëri për vetëmbrojtje”, ky është deklarimi i Xhelal Mziut, të dhënë para hetuesve të policisë vendore Dibër pas incidentit në Ostren të Dibrës.

Sherri ka nisur rreth orës 13:00 pas një takimi elektoral.

Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhel Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë,  janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.

Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.

Në këtë moment sipas policisë se Dibrës,  Xhelal Mziu, i është drejtuar me fjalët: “Po ti cfarë po kërkon këtu?

Kjo ka nxitur një debat mes tyre, duke përfunduar ne përleshje fizike


Shtuar 25.04.2025 12:29