Sherri me një viktimë në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Armando Meshau, 55 vjeç humi jetën ditën e sotme në Vlorë pas një sherri për motive pronësie.

Policia bën me dije se ka vënë në prnga autorin e dyshuar të ngjarjes, i identifikuar si Rei Meta.

55-vjeçari humbi jetën pas goditjeve me grusht,.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër internet.

Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com.


Shtuar 7.08.2023 15:26