Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë në afërsi të shkollës “Çajupi”, ku disa persona u konfliktuan me sende të forta dhe ku është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri.
Sipas policisë, janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Blutë sqarojnë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.
Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.
Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com