Një sherr mes 2 personave ka ndodhur në Durrës.
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vend-parkim mjetesh.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, e cila raporton se janë përdorur grushtat dhe shkopinj druri gjatë konfliktit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.
Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.