Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë ku një 35-vjecar ka goditur me thikë kunatin e tij.
Mësohet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim policie
Rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com