Sherr në Kurbin, plagoset një 30-vjeçar, i riu dërgohet me urgjencë në spital

Një konflikt i çastit që ka degraduar në përdorimin e thikës ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin.

Blutë bëjnë me dije se 3 persona kanë qëlluar me thikë një 30-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, policia po ushtron kontrolle në zonë për kapjen e përsonave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 16.04.2025 16:29

Tags: ,