Një 24-vjeçar është plagosur me gërshërë mbrëmjen e sotme pas një konflikti të çastit me një person tjetër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.