Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset rëndë 20-vjeçari/ Niset me urgjencë drejt sallës së operacionit

Një konflikt mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Qerret ndërsa policia mësohet se ndodhet në vendngjarje.

I riu me inicialet E.M., i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit është dërguar në spital me urgjencë ndërsa gjendja nuk dihet.

Shkaqet dhe rrethanat e krimit janë të paqarta ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes.


Shtuar 3.12.2025 17:24