Sherr mes shoferëve të furgonave në Bulqizë për pasagjerë, ndërhyn policia

Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë vënë nën hetim pasi kanë kanosur shoferët e një linje tjetër furgonash.

Sipas policies, shtetasi M. Xh. (administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve), në bashkëpunim me shtetasit V. Xh. dhe F. GJ. (shoferë furgonash të së njëjtës linjë), dyshohet se për motive konkurrence, prej disa ditësh, kanë ndaluar teksa lëviznin me automjetet e tyre private, shoferët e furgonave të një linje tjetër, si dhe i kanë kanosur ata.

Ndaj M. Xh., 48 vjeç, V. Xh., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasin F. GJ., 43 vjeç, banues në Bulqizë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja” dhe dosja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës.


Shtuar 26.06.2023 11:12