Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka dashur të marrë fjalën dhe kjo ka shkaktuar debat dhe tension në seancë.
Situtata e tensionuar ka zgjatur për gati dy minuta, ndërsa Fatmir Mediu qëndronte në foltore në pritje për të folur.
Ish-kryeministri ka hedhur akuza me Ramën, ndërsa ky i fundit i përgjigjej se je non-grata, i padëshirueshëm dhe se nuk e dëgjon njeri
Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar
Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grada, je i padëshiruar
Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?
Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.
Nikolla: Zoti Mediu flisni
Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat. /albeu.com