Një sherr mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos.
Mësohet se pas sherrit mes tyre, një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjes rëndë të 51-vjeçarit.
Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.