Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes disa personave në qytetin e Korçës. ABC News ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në “Parkun Rinia”, në orët e mbrëmjes.
Tre të plagosurit janë çuar me urgjencë në spital për të trajtim mjekësor. Njëri prej personave ka marrë plagë në bark, një tjetër në sy dhe një tjetër në gjoks.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupeve për një konflikt banal, në një lokal të njohur të parkut të qytetit.