Sherr mes dy grave në Lushnjë, njëra përfundon në spital tjetra arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçare pasi ka dhunuar një shtetase.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen E. Z., 32 vjeçe, banuese në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases E. S., 36 vjeçe”, njofton policia.

Gjithashtu është vënë në pranga një 45-vjeçar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

“Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 28.05.2022 12:16