Sherr mes dy familjeve në Durrës/ Plagosen dy persona, shpallet në kërkim autori

Mesditën e kësaj të diele, dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Burime nga policia thonë, se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës.

Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur dy të plagosur: njëri i plagosur me thikë dhe tjetri me sende të forta. Policia është vënë në ndjekje të autorit, dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Shtuar 7.09.2025 14:09