Sherr mes disa personave në një lokal në Tiranë, plagoset 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta në rrugën “Zydi Herri”. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim një 30-vjeçar ndërsa janë proceduar penalisht një 28-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 27-vjeçar. Blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim edhe një shtetas 47 vjeç për moskallëzim krimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 shpallën në kërkim shtetasin 30 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një shtetas ende të paidentifikuar, në një lokal në rrugën “Zydi Herri”, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin 35 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 28 vjeç, 46 vjeç dhe 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi 47 vjeç, për moskallëzim të këtij krimi. Po punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 2.05.2025 19:05

Tags: ,