Sherr mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në Kukës

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Kukës. Sipas informacioneve paraprake, disa të mitur të moshës 15 dhe 16-vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia bën me dije se janë identifikuar 5 të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Kukës/ Informacion paraprak

Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16-vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Shtuar 17.02.2026 15:03