Sherr mes adoleshentëve në Pogradec, 13-vjeçari lihet në gjendje të lirë

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec mes dy adoleshentëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 ku 13-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njofttim police 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com