Sherr me thika në Tiranë, plagoset 40-vjeçari

Gjatë natës, një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë, gjatë një konflikti në Komunën e Parisit në Tiranë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr.

Konflikti ka nisur për motive banale.

Mësohet se 40-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për rastin në fjalë.


Shtuar 1.04.2024 08:55