Një sherr ka ndodhur sot në Tiranë. Mësohet se pas një konflikti mes disa personave në një lokal në zonën e laprakës, kanë mbetur 3 të lënduar me thikë.
Sipas burimeve nga policia shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.