Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri rëndë i është nënshtruar menjëherë operacionit.
Ndërkohë ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre, shkaqet e konfliktit, si dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur.
Pritet njoftimi zyrtar i policisë për konfliktin e rëndë./Albeu.com/