Sherr me të rinjve në Vlorë, njëri tentoi arratisjen, ndërhyn FNSH-ja

Këtë të diel në Vlorë, dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Policia ka shkuar menjëherë për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt, sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

E kanë ndjekur efektivë policie, por s’kanë mundur ta neutralizojnë. I riu ka ikur me vrap. Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar.

Në aksion për arrestimin e të riut, u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.


Shtuar 31.03.2024 12:12