Elbasan– Disa persona janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ditën e sotme, 30 tetor, në fshatin Labinot-Fushë.
Policia ka vënë në ranga 2 të rinj, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 5 të tjerë.
Nga sherri kanë mbetur të lënduar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, shtetasi Xh. M., 28 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë shtetasi me inicialet M. K., 24 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com