Një sherr ka ndodhur mes disa të miturëve në Tiranë ku janë lënduar dy prej tyre.
Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth pasdites së sotme në Kinostudio, Tiranë, janë konfliktuar 4 shtetas të moshës, 13 vjec.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.