Sherr i madh në Durrës/ Pl*goset 40-vjeçari, detajet e para

Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 17 të qytetit.

Bëhet me dije se personi që ka mbetur i plagosur ishte i dehur dhe pronarja e lokalit e ka nxjerrë jashtë.

Në momentin që e ka nxjerrë jashtë nga ambjentet e lokalit, një person që ka ardhur nga krahu tjetër i rrugës e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.


Shtuar 17.05.2025 21:28