Sherifi: A do të krijoni parti të re politike pas zgjedhjeve? Berisha: Unë jam kryetari i PD, Alibeaj vegël e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, por nuk ka treguar mënyrën se si.

I ftuar në emisionin “Log.” përballë gazetarin Endri Xhafo, analistit Robert Rakipllari dhe themeluesit të AlbEu.com, Idaver Sherfi, Berisha u shpreh i vendosur për “të rrëzuar” kryeministrin Rama.

I pyetur nga themeluesi i AlbEu.com, zoti Sherifi nëse ka në plan të themelojë një parti të re, Berisha u përgjigj vetëm se “PD ekziston dhe do të ekzistojë.”

Sherifi: A do krijoni parti tjetër politike? Si do merrni pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025?

Berisha: Do marrim pjesë, do rrëzojmë Edi Ramën.

Sherifi: Po cili është plani juaj?

Berisha: Ne do çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë. Do ketë PD dhe ka PD shumë të fuqishme.

Sherifi: Por është Alibej zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike.

Berisha: Jo nuk është ai, është një vegël e Edi Ramës.

Xhafo: Do ketë rikonfigurim të Grupit Parlamentar?

Berisha: Do ketë zhvillime të rëndësishme pozitive në PD. Do jetë një fushatë e fuqishme e hapjes, tani fillon pas primareve. PD është forcë politike udhëheqëse. PD po udhëheq fushatën.

Më pas Berisha u pyet nga zoti Sherifi edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri dhe ekonomike.  Ish-kryeministri tha se “mjerimin” në Shqipëri e krijoi kreu aktual i qeverisë, Edi Rama.

Sherifi: Ju e përmendët shpesh fjalën mjerim. Duke iu referuar mjerimit që ka kapluar shqiptarët, drejtuar gishtin te kryeminsitri Edi Rama, i cili është në mandatin e tretë. Por ka një perceptim ndryshe nga populli që në fakt është klasa politike e 30 viteve që është fajtore për situatën e tanishme. E ndjeni veten fajtor apo bashkëfajtor për sitiuatën e sotme në Shqipëri?

Berisha: Një nga arritjet epokale të Shqipërisë, që nga një vend që kishte 204 dollarë për frymë në vit në 1992, arriti në vitin 2008 të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria me rrogat 4-5 dollarë në viti n1992 doli vendi me rrogat më të larta në rajon. Unë kisha një objektiv të arrija Slloveninë dhe në mënyrë absolute do arrija rrogat dhe pensionet. Edi Rama ngriu rrogat, çmimet u rritën rrogat mbetën po ato. Në vitin 2013 shqiptarët nuk ishin të pasur, por kishin optimizën se i rritej rroga. Kurse sot, vetëm nga rritja e çmimeve në 2021-2022 çdo shqiptar ka shpenzuar për ushqime një rrogë pothuajse. Këtë e krijoi Edi Rama. Kur është dorëzuar pushteti patëm bërë regjistrin digjital të njerëzve me ndihmë ekonomike. Pse e bëra këtë. Për të shtuar edhe 40 mijë të tjerë, për të bërë një shpërndarje më rë mirë të të ardhurave./Albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 23:17