Shërbimi Europian kundër mashtrimit me 18 hetime në Maqedoninë e Veriut

Subjekte të ndryshme nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e hetimeve që i bën Shërbimi Evropian kundër Mashtrimit (OLAF) për keqpërdorim të mjeteve nga fondet evropiane në vend, tha sot në Manastir ambasadori evropian n% Maqedoninë e Veriut, David Geer.

Ai konfirmoi se nga 36 hetime në Ballkanin Perëndimor, 18 kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve evropiane në Maqedoni.

“Kjo tregon se sa seriozisht afrohet dhe kontrollon BE-ja se si shpenzohen paratë e taksapaguesve evropianë në këtë vend. OLAF është një organ serioz hetimor. Unë e konfirmoj atë shifër, por nuk mund të hyj në të dhe as nuk di detajet e hetimeve që janë bërë. Por mund të konfirmoj se ka një kontekst tjetër të strukturave që lidhen me ato raste, subjekte të ndryshme që janë pjesë e këtyre hetimeve”, tha Geer.

Ai shtoi se në rast se këto hetime konstatojnë dyshime për veprimtari kriminale, rastet do t’i përcillen Prokurorisë Publike në vend dhe BE-ja do të presë që prokurori publik të ndërmarrë veprime me kohë që do t’i monitorojë nga afër.

“Njerëzit që abuzojnë me paratë e taksapaguesve evropianë, abuzojnë edhe me qytetarët e këtij vendi”, shtoi Gir, i cili promovoi projektin për ajër të pastër në Manastir. /SHENJA


Shtuar 26.07.2023 20:43