Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Sot shënohen tetë vite që nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.

“Një jetë në shërbim të tjerëve”, ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, së cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Një komitet i Vatikanit tha atëherë se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997. Më 10 dhjetor të vitit 1979, Nënë Tereza u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen në Oslo të Norvegjisë. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve. 5 shtatori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohej me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.


Shtuar 5.09.2024 09:24