Kreu i AMP-së Ardi Veliu dha sot zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i institucionit që ka rolin e policisë për Policinë e Shtetit disa ditë pasi u përfol në media se kishte bërë diçka të tillë.
Veliu ka qenë më herët edhe në krye të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer në krye të AMP-së disa vite më vonë.
Po përse iku Ardi Veliu dhe përse largimi i tij u shoqërua me një interes të madh të medias dhe opinionit publik?
Ashtu siç shkruajti më herët AlbEu, kjo ndodhi pasi Ardi Veliu nuk ishte thjesht kreu i AMP-së në Policinë e Shtetit por si përfaqësues i një klani brenda së majtës në këtë institucion kyç. Ardhja e Taulant Ballës tronditi pozitat e tij dhe jo më kot, pak ditë pasi mori detyrën Taulant Balla iu drejtua atij me pyetjen: Sa drejtues e shefa komisariatesh janë kapur deri më sot më “presh në duar”?
Kjo bëri që Veliu të ulte kokën, por edhe të merrte mesazhin.
Emri i Veliut qarkullon edhe në komunikimet në aplikacionin SKY ECC, ku ish-kreu i Forcës Operacionale Oltion Bistri shprehet ndër të tjera duke folur me kriminelët se “Veliu i kishte çarë tr**in”.
E fundit, që i vuri kapakun drejtimit të AMP-së nga Veliu ishte skandali i të dhënave TIMS, ku deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe ky institucion nuk ka nxjerrë asnjë përfundim. /albeu.com