Shëndeti i Putin, media britanike: E bija mund t’a zëvendësojë në postet drejtuese

Është pretenduar se Vladimir Putin po mendon të vendosë vajzën e tij në një pozicion në parlament, në mënyrë që ajo të ketë pushtetin pasi ai të vdesë.

Sipas Mirror, udhëheqësi rus ka qenë prej kohësh i përfshirë në thashethemet se ishte i sëmurë rëndë, me disa që thonë se atij i është dashur të përdorë teknologji të rreme për të inskenuar paraqitjet e tij gjatë trajtimit mjekësor.

Kombinuar me luftën që po vazhdon në Ukrainë, zyrtarët e Kremlinit thuhet se janë të shqetësuar se si do të ruhet status quo-ja pas vdekjes së Putinit.

Tani ekziston një ‘kërkesë e qartë’ nga elitat ruse për të kuptuar të ardhmen e tyre pa Putin. Përgjigja e tyre mund të jetë vajza 35-vjeçare e Putinit, Katerina Tikhonova, ka raportuar kanali Telegram General SVR.

Kanali drejtohet nga dikush që pretendon se është një gjeneral-lejtnant i mërguar i Kremlinit, i cili përdor pseudonimin Viktor Mikhailovich.

Kandidatura e vajzës së presidentit rus Vladimir Putin Katerina Tikhonova për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar është duke u diskutuar sërish në mënyrë aktive. Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide.“-tha ai.

Plani do të ishte që të bëhej presidenti ministri aktual i bujqësisë Dmitry Patrushev, 44 vjeç, por duke u kontrolluar nga Tikhonova e cila do të jetë pjesë e parlamentit.

Në kuptimin e një rrethi të ngushtë njerëzish që kanë akses në veshin presidencial, Katerina Tikhonova është i vetmi person që mund të veprojë si garantues i stabilitetit të ekzistencës së regjimit të Putinit, pa qenë një pasardhëse e drejtpërdrejtë.“-shtoi ai.

Tikhonova lindi nga Putini dhe gruaja e tij e parë, Lyudmila, në kohën që udhëheqësi rus ishte ende një spiun i KGB-së në Gjermani.

Ajo besohet se është zëvendësdrejtoresha e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës. Ajo aktualisht është në një lidhje me ikonën e baletit rus, Igor Zelensky, 52 vjeç. Ai drejtonte Baletin Shtetëror të Bavarisë, por u detyrua të largohej pasi refuzoi të dënonte luftën në Ukrainë./albeu.com