Shembja e Teatrit Kombëtar, Ramën e thirrin në gjyq

Kryeministri Rama mund të thirret në gjyq për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mëosohet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që në listën e dëshmitarëve të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Bashkë me Ramën, është kërkuar që në listën e dëshmitarëve të futet edhe zëvëndësi i tij, Erion Braçe.

Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i Presicencës, Bledar Dervishaj kërkoi kohë për t’u njohur me provat, kërkesë që u aprovua nga përfaqësuesja e Kuvendit.

DISKUTIMET NË SALLË: 

Merita Qato, përfaqësuese e Kuvendit: Mund t’i japim kohë Presidencës. Por edhe ne kemi të drejtën të njihemi me aktet shtesë që mund të vijnë.

Përfaqësuesi i Qeverisë: Një pjesë prej këtyre dokumenteve që kërkon presidenca, nuk janë as detyrim ligjor, e jo më kushtetues për tu paraqitur. Sa u takon dëshmitarëve, kjo i takon gjykatës, por cili është objekti kushtetues i thirrjes së këtyre dëshmitarëve?

VKM-ja për truallin është tashmë e ezauruar, prona ka kaluar tashmë tek Bashkia Tiranë. Ligji special për teatrin tashmë nuk është riaktivizuar më. I ka prodhuar efektet e tij me ngritjen e Komisionit Negociues. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.06.2021 11:34