Shembja e ndërtesave nga tërmeti, lëshohen 113 urdhër arreste në Turqi

Zyrtarët në Turqi thonë se 113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shembën në tërmetin e së hënës.

Policia turke ka ndaluar 12 persona deri më tani, mes tyre dhe kontraktorët e ndërtimit. Ndërkohë, trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende.

Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 28,000.

Priten më shumë arrestime, por veprimi do të shihet nga shumë njerëz si një përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën.

Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë.

Ato politika lejuan të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët të cilët devijuan rregulloret e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajonin një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Me zgjedhjet në prag, e ardhmja e presidentit është në linjë pasi ka kaluar 20 vjet në pushtet.

Erdogan ka pranuar mangësitë në përgjigje, por, gjatë një vizite në një zonë të fatkeqësisë, ai u duk se fajësoi fatin. Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. “Është pjesë e planit të fatit”.

Në ditën e gjashtë pas goditjes së tërmetit, situata po bëhet më e dëshpëruar.

Të shtunën, shpëtimtarët gjermanë dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e kërkimit për shkak të përleshjeve midis grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay. Siguria pritet të përkeqësohet pasi furnizimet ushqimore pakësohen, tha një shpëtimtar.

“Ka një agresion në rritje midis fraksioneve në Turqi,” tha nënkoloneli austriak Pierre Kugelweis. “Shanset për të shpëtuar një jetë nuk kanë asnjë lidhje të arsyeshme me rrezikun e sigurisë.”

Kërkimet për të mbijetuar rifilluan nën mbrojtjen e ushtrisë turke.

Në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, miliona janë të pastrehë dhe temperaturat vazhdojnë të bien nën zero çdo natë.

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se 800,000 njerëz janë pa ushqim adekuat dhe agjencia e saj e ndihmës në terren po paralajmëron se numri përfundimtar i të vdekurve nga tërmeti ka të ngjarë të dyfishohet.

Në Siri, numri i të vdekurve tani është në më shumë se 3,500, por shifra të reja nuk janë publikuar që nga e premtja.

Shpresa për të gjetur shumë të mbijetuar të tjerë po shuhet, pavarësisht disa shpëtimeve të jashtëzakonshme.

Në mesin e atyre që u shpëtuan nga rrënojat të shtunën ishin një familje me pesë anëtarë në provincën Gaziantep të Turqisë dhe një vajzë shtatëvjeçare në Hatay, e cila kaloi 132 orë nën rrënoja.

Tërmeti u përshkrua si “ngjarja më e keqe në 100 vjet në këtë rajon” nga shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, i cili ishte në provincën turke të Kahramanmaras të shtunën.

“Mendoj se është fatkeqësia më e keqe natyrore që kam parë ndonjëherë dhe është gjithashtu përgjigja më e jashtëzakonshme ndërkombëtare,” i tha Martin Griffiths Lyse Doucet të BBC-së në Turqi.

Griffiths ka bërë thirrje që politika rajonale të lihet mënjanë përballë katastrofës, dhe ka disa shenja që kjo po ndodh.

Kalimi kufitar midis Turqisë dhe Armenisë u rihap të shtunën për herë të parë në 35 vjet për të lejuar ndihmat.


Shtuar 12.02.2023 10:21