Shembet tribuna plot me fëmijë në një stadium në Rusi, 1 i vdekur dhe 26 të plagosur

Një trubunë e stadiumit të futbollit u shemb gjatë një ndeshje për fëmijë në qytetin rus të Rostovit sot, duke vrarë një person dhe duke plagosur 26 të tjerë, përfshirë 15 fëmijë, tha guvernatori lokal.

Vasily Golubev, në një mesazh në aplikacionin Telegram, shkroi se kolapsi ndodhi mes erërave të forta në një objekt pranë një kanali.

Trembëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur po trajtohen në një spital të qytetit.


Shtuar 30.05.2023 21:02