Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në në rrugën Sestio Menas në Quadraro në Romë. Një rrugë është shembur, duke krijuar një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë, e cila përpiu dy makina të parkuara.
Ngjarja ndodhi në rrugën Sestio Menas në Quadraro pak para orës 01:00.
Efektivët e policisë lokale, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, mbyllën rrugën duke siguruar zonën e prekur.
Asnjë person nuk është lënduar, raportojnë mediat italiane.