Shembet çatia e gjimnazit, 11 të vdekur në Kinë

Tragjedi në Kinë. 11 persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi u shemben pas shiut të dendur.

Zyrtarët thonë se 19 persona mbetën të bllokuar brenda palestrës kur ajo u shemb.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat se shumë nga viktimat janë fëmijë, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia ka arrestuar personin përgjegjës të ndërtesës në qytetin Qiqihar në provincën industriale Heilongjiang.

Zyrtarët thonë se katër persona arritën të arratiseshin. Nga 15 personat e nxjerrë nga rrënojat, vetëm katër kanë shpëtuar.

Perliti, një formë e qelqit vullkanik, që ishte grumbulluar në çati, thithi ujin e shiut, duke shkaktuar shembjen e tij në orën 15:00 të së dielës me kohën lokale, thonë hetuesit.

Aksidentet në ndërtim janë të zakonshme në Kinë dhe janë fajësuar për standardet e dobëta të sigurisë dhe zbatimin e dobët./albeu.com


Shtuar 24.07.2023 07:58