Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe dha një prononcim për mediat.
Berisha u pyet për arsyen pse Tritan Shehu ‘theu’ urdhrin dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, duke u përgjigjur se “mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’”.
“Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë… se ‘whatsapp’ që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar”, u shpreh Berisha.
Po ashtu Berisha u pyet për votën kundër të Bujar Leskaj pak ditë më parë për caktimin e Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Ai shprehu mendimin e tij kundër në mbledhje, në jemi parti e mendimit të lirë, kjo s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.“, u përgjigj kryedemokrati.