“Shefja e SHISH ka udhëtuar në Beograd”, Rama i përgjigjet Berishës: Kërkon dhe budallai të përfitojë nga situata

Kryeminitri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra një ditë më parë nga ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook, theksonte se Shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni ka udhëtuar drejt Beogradit, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosvës.

I pyetur në lidhje me këto akuza në emisionin “Opinion”, Rama tha se kjo është si të hedhë një budalla një gur në lumë, duke hedhur kategorikisht poshtë deklarata e ish-kreminsitrit.

Sipas Ramës Berisha mendon se mund të përfitojë nga situata në Kosovë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Shefja e Shrbimit Sekret Shqiptar a ndodhet në Beograd, dhe a ka qenë për një mision të gjatë në Beograd, është e vërtetë apo jo?

Rama: Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. në këtë rast budallai është edhe i ligë, hedh një gur në lumë se do dhe ai të përfitojë nga kjo situatë sipas mendjes së tij dhë ne emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua, k7y ëhstë dhe qëllimi i budallait.

Fevziu: A është e vërteë apo jo?

Rama: Sigurisht që jo.

Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha akuzoi shefen e SHISH se ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të fhshetë, në një moment që situata ëhstë mjaft kritike.

Ja çfarë shkruante Berisha:

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s. Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh. Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra. #sb


Shtuar 1.06.2023 21:33