Kreu i Grupit Wagner thotë se forcat ukrainase kanë rimarrë një pjesë të një zone në veri të Bakhmut.
Yevgeny Prigozhin tha se forcat e Kievit kishin rimarrë Berkhivka, dhe e ka cilësuar si një “turp”.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve brenda ushtrisë ruse, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, të vijnë në vijën e parë.
Kujtojmë se grupi mercenar i Prigozhin pushtoi qytetin lindor të Bakhmut muajin e kaluar pas betejës më të gjatë të luftës.
Luftëtarët e Grupit Wagner më pas ia dorëzuan pozicionin e tyre trupave ruse.
Prigozhin ka qenë i hapur me kritikat e tij ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë në të kaluarën. Para se Wagner të merrte kontrollin e Bakhmutin, udhëheqësi kërcënoi se do të tërhiqte forcat e tij nga qyteti duke fajësuar Moskën për mungesë municioni.
Të hënën, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se forcat ukrainase vazhduan të “lëvizin përpara” pranë qytetit.
Oleksandr Syrskyi tha se forcat ukrainase ishin të suksesshme në shkatërrimin e një pozicioni rus pranë qytetit./albeu.com