Shefi i Shtabit të FA: Baza e Kuçovës, një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë

Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shprehet se baza e Kuçovës, do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.

Sipas tij, baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare.

“Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.

Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë“, shprehet Kingji.


Shtuar 4.03.2024 10:55