Shefi i NATO-s bën paralajmërimin “ogurzi”: Po shohim fillimin e një ofensive të re ruse në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se aleanca euroatlantike po sheh fillimin e një ofenisve të re ruse.

Deklarata alarmuese e kreut të NATO-s vjen vetëm pak ditë para 1 vjetorit që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

“Realiteti është se ne po shohim tashmë fillimin e një ofensive të re ruse në Ukrainë , “ tha Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp përpara takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Ai gjithashtu nënvizoi se presidenti rus, Vladimir Putin ” nuk po përgatitet për paqe “, përkundrazi po nis sulme të reja.
Siç thekson Stoltenberg, ” NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet ” dhe shtoi se aleatët janë në ” një luftë logjistike “ me Rusinë.

“Aftësitë kryesore si municionet dhe pjesët rezervë duhet të arrijnë në Ukrainë përpara se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës. Shpejtësia do të shpëtojë jetë ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s./albeu.com/