Ditën e djeshme, një gjykatë e Guatemalës, dënoi të hënën një bos droge me 808 vite burg për masakrën e vitit 2008, ku vrau 15 nikaraguas dhe një holandez.
Një gjykatë në kryeqytetin me të njëjtin emër, vendosi këtë dënim për Rigoberto Danilo Morales, pasi e shpalli fajtor për bashkëpunim në vrasjet.
Në vitin 2016, një tjetër drejtues i dyshuar i rrjetit të drogës, Marvin Montiel Marin, u dënua gjithashtu me një burgim të gjatë për masakrën, raporton Protothema.gr.
Gjykata tha se e dënoi Morales me 50 vjet burg, për çdo vrasje dhe tetë vjet të tjera për komplot dhe konspiracion.
Megjithatë, në realitet, ligji i Guatemalës thotë se askush nuk mund të vuajë më shumë se 50 vjet burg.
Morales, 37 vjeç, u arrestua në vitin 2022 pas 13 vitesh në arrati.
Gjyqi filloi në shtator. Sipas prokurorisë, një autobus që hyri në Guatemalë nga Nikaragua dhe që transportonte viktimat u kap nga trafikantët e dyshuar të drogës.
Ai gjithashtu besohej se mbante drogë; kur zbuloi se kjo nuk ishte e vërtetë, ata ekzekutuan udhëtarët përpara se të digjnin trupat në një vend në pronësi të Marvin Montiel.
Tetë persona të tjerë, duke përfshirë z. Montiel dhe gruan e tij Sarah Crews, u dënuan me burgim në të njëjtin rast.