SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar mbi një gamë të gjerë mjetesh të fshehta dhe ushtarake që mund të përdoren kundër Iranit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, raporton CBS News.

Sipas burimeve, një ndër opsionet që mbetet në tryezë për një ndërhyrje të mundshme amerikane janë sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Përveç kësaj, zyrtarë të Pentagonit i kanë paraqitur presidentit edhe skenarë të tjerë, përfshirë operacione kibernetike dhe fushata psikologjike, si pjesë e një përgjigjeje të mundshme ndaj Teheranit.

Ndërkohë, të hënën, presidenti Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% ndaj mallrave që vijnë nga vende që kanë lidhje tregtare me Iranin.

Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se më shumë se 600 protestues janë vrarë gjatë tre javëve të fundit të protestave antiqeveritare në Iran.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, ka deklaruar se Teherani është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por njëkohësisht ka theksuar se vendi mbetet “i përgatitur për luftë”.


Shtuar 13.01.2026 08:30

Tags: ,