SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Mos u udhëtoni drejt Moskës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një paralajmërim të ri për të gjithë shtetasit e saj të cilët ndodhën në Rusi.

Departamenti amerikan i shtetit ka përsëritur thirrjet për amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi ose të largohen menjëherë nëse ndodhen atje.

Paralajmërimi lidhet specifikon Departamenti ‘me pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës nga forcat ruse’ si dhe me ngacmimin e mundshëm të qytetarëve amerikan nga autoritetet ruse’.

“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje vetë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

SHBA pezulloi ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi presidenti Putin njoftoi pushtimin e tij.


Shtuar 30.03.2022 08:12