SHBA paralajmëron: Pushtimi rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën

Zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris ka deklaruar sot se unitetin midis SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO dhe evropianë dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, DC.

“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha ajo.

Harris, foli dhe për udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, ku theksoi se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s,” tha Harris, ndërsa u duartrokit nga turma.

Harris gjithashtu u tregoi të pranishmëve për takimin me një student maroken i cili kishte ikur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus./albeu.com