Deputeti I Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me raportim e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve dhe bizneset në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se SHBA ka zgjedhur tashmë të flasë me një gjuhë të qartë e të prerë, ndërsa ka paralajmëruar se me këtë raport është hapur “kutia e Pandorës”.
“Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.
Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!
Kutia e Pandorës është hapur…
“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
ARUBA, AMBASADA dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare.
Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse:
Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së.
Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok.
Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.
Pasojat janë katastrofale!
-Pastrim parash
-Shpopullim galopant
-Vdekje e konkurrencës së lirë
-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”
-Koncesione gllabëruese dhe korruptive
-Prokurime banditeske
-Ekonomi informale
-Varfërim për qytetarët
-Klimë e rënduar biznesi
-Humbje diversiteti investues
Thënë pa gjuhë diplomatike raportesh:
Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.
Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.
Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!
Kutia e Pandorës është hapur…
“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre.