Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet nga Koreja e Jugut në 25 për qind, duke akuzuar Seulin se nuk po i përmbahet një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se tarifat do të rriten nga 15% në 25% për një gamë të gjerë produktesh, përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe mallra të tjera.
Të lidhura
None found
Sipas tij, parlamenti i Koresë së Jugut ka vonuar miratimin e marrëveshjes, ndërsa SHBA-të, siç u shpreh ai, kanë vepruar shpejt për të respektuar angazhimet e tyre.
Nga ana tjetër, autoritetet në Seul thanë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar për vendimin dhe kërkojnë bisedime urgjente me Uashingtonin. Ministri i Industrisë i Koresë së Jugut pritet të udhëtojë drejt SHBA-së për takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Ndërkohë, tregjet financiare reaguan menjëherë. Indeksi kryesor i aksioneve në Korenë e Jugut, Kospi, ra në orët e para të tregtimit, përpara se të rimëkëmbej pjesërisht më vonë gjatë ditës.
Koreja e Jugut është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe eksportet e saj, veçanërisht automjetet dhe pajisjet elektronike, rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm.
Presidenti donald Trump ka përdorur shpesh tarifat si mjet presioni politik dhe diplomatik, duke hapur një tjetër kapitull tensionesh në marrëdhëniet tregtare globale.
