SHBA: Kemi prova që Rusia ka shënjestruar “qëllimisht” infrastrukturën civile

Shtetet e Bashkuara kanë “prova të qarta” se forcat ruse kanë “vënë në shënjestër qëllimisht infrastrukturën civile, spitalet, vendet e strehimit”, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

SHBA gjithashtu ka parë “indikacione të sjelljes në terren nga forcat ruse që do të përbënin gjithashtu krime lufte,” shtoi zyrtari.

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po “ndihmon në sigurimin e provave” për hetimet e shumta në vazhdim nëse Rusia po kryen krime lufte, tha zyrtari.

“Administrata do të ndihmojë në sigurimin e provave për hetimet e shumta që po ndodhin, por ne shohim prova të qarta se ata po kryejnë krime lufte përmes këtyre sulmeve pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civilë dhe popullit të Ukrainës,” tha zyrtari./albeu.com


Shtuar 22.03.2022 17:20