SHBA gati paketën e re të ndihmës për Ukrainën, paralajmëron Kremlini: Do përshkallëzoni luftën

Kremlini ka thënë SHBA do të përshkallëzojë luftën në Ukrainë, megjithëse nuk do të ndryshojë kursin e saj, nëse e furnizon Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë veprimi, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake që thuhet se po përgatitet.

“Po, kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përshkallëzuar tensionet, për të rritur nivelin e përshkallëzimit, ne mund ta shohim këtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo kërkon që ne të bëjmë përpjekje shtesë, por edhe një herë, nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë”, shtoi ai, duke përdorur frazën e Kremlinit për ofensivën e tij në Ukrainë.

Kujtojmë që SHBA po përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën prej 2 miliardë dollarësh, ndërsa më herët konfirmoi se do t’i dërgojë Kievit tanke Abrams.


Shtuar 1.02.2023 13:16