Një shumë astronomike prej 1.58 miliardë dollarësh është fituar nga një person me fat në lotarinë Mega Millions në SHBA.
Është shuma e tretë më e madhe e dhënë në historinë amerikane.
Bileta me fat u shit në një supermarket në Florida veriore pranë Jacksonville.
Kishte pasur 31 barazime pa fitues që nga 18 prilli. Shanset që dikush të fitonte ishin vetëm një në 300 milionë.
Identiteti i fituesit nuk është bërë i ditur, megjithëse agjencia e lotarisë në Florida mund t’ua japë emrin e fituesit palëve të treta sipas kërkesës.
Siç ndodh në SHBA, fatlumët mund të mbledhin rreth gjysmën e fitimeve në një shumë të përgjithshme ose të gjithë shumën brenda 30 viteve.
Në këtë rast, numrat me fat ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe 14.