Shanë dhe kërcënuan një zyrtar serb, policia ndalon 3 shqiptarët në Mal të Zi

Policia e Tivarit ka ndaluar tre shtetas shqiptarë të cilët rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në vendkalimin e tragetit në Lepetani kanë sulmuar dhe provokuar një zyrtar lokal të Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Sipas medieve lokale, bëhet fjalë për Dejan Drašković.

Vjesti raportoi se Drašković po kthehej nga Tivari ​​për në Herceg Novi, ku jeton.

Teksa po priste në mol në Lepetani për të hipur në traget, pranë tij ka ndaluar një Mercedes me targa italiane, me tre persona në të.

Sipas pohimeve të Drašković, njëri prej tyre ka parë në mënyrë të dukshme targat e veturës që po drejtonte dhe kur kuptoi se automjeti ishte nga Serbia, me zë të lartë filloi ta shante në shqip dhe ta provokonte atë, ndërsa pasagjerët në Mercedes qeshën me të madhe.

“Nuk kam reaguar dhe nuk kam dashur të debatoj me ta në vend, sepse sigurisht që do të çonte në një incident më të rëndë sepse pranë nesh ishin tre makina të tjera me targa shqiptare. Kam thirrur policinë dhe kam raportuar se çfarë ka ndodhur, dhe pak më vonë në Herceg Novi kanë ndalur Mercedesin, shoferi i të cilit më sulmoi dhe më provokoi, i morën në paraburgim dhe ua dorëzuan kolegëve nga policia e Tivarit”, ka thënë Drašković për Vjestin mëngjesin e sotëm.


Shtuar 15.04.2024 20:20